A është duke nisur një Rend i Ri Botëror në epokën e pandemisë të shekullit 21

09/12/2020 15:16

Përpunoi: Fisnik N. Muça 

Termi “Rendi i Ri Botëror”, përskaj interpretimeve të konspiracionistëve, gjithashtu trajtohet edhe në aspektin politik. Në terma të politikës, ky term u referohet ndryshimeve dramatike përgjatë historisë, sa i takon mendimit politik dhe baraspeshës së fuqisë. Mes shumë interpretimeve, Rendi i Ri Botëror ka të bëjë me nocionin ideologjik të qeverisjes botërore, në aspekt të  përpjekjeve të përbashkëta për të identifikuar, kuptuar apo adresuar problemet globale.

Në korrik të vitit 1945, afër përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, liderët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik u takuan në një pallat mbretëror Prusian në Postdam, në periferi të kryeqytetit të pushtuar gjerman, me qëllim që të vendosnin Rendin e Ri Global. Ishte ky pikërisht edhe moment kyç ku u mbollën farat e Luftës së Ftohtë. Në 75 vjetorin të Konferencës së Postdamit, në një ekspozitë ku ishin prezentë vizitorë me maska në fytyrë, në veten e tyre ishin duke vendosur në peshore pasojat e vendimeve të kësaj Konference, ku edhe vetë kancelarja gjermane e ka përshkruar si sfidën më të madhe në epokën e pasluftës.

Në fundin e rrugës të një viti të dominuar nga pandemia, qeveritë po përballen me një krizë shëndetësore, me një krizë ekonomike dhe me një krizë të legjitimitetit institucional, të gjitha këto në një kohë të rritjes së rivalitetit gjeopolitik. Sesi do të kristalizohen këto zhvendosje tektonike gjatë muajve të ardhshëm, do të jetë një rrugë shumë e gjatë për përcaktuar epokën e post-virusit.

Trendet të cilat tashmë ishin të dallueshme para situatës të Covid- 19, janë intensifikuar dhe përshpejtuar. Si një fuqi në rritje të shpejtë, Kina po ngritet duke qenë këmbëngulëse dhe duke i “shtyrë” forcat me shtete duke nisur nga Kanada deri në Australi. SHBA-të si një superfuqi që ka mbetur në tryezën e sipërme që nga Konferenca e Postdamit, është e zhytur në vetvete si kurrë më parë, ndërsa virusi është duke “shqyer” popullatën dhe ekonominë e saj.

Shumë probleme strukturore në rendin ndërkombëtar po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Në Postdam, dinamika kryesore ishte lufta ideologjike mes sistemit komunist dhe atij kapitalist, ide këto të përkrahura nga Moska dhe Uashingtoni. Bashkimi Sovjetik nën drejtimin e Josif Stalin, kishte dalur nga lufta si një superfuqi, ndërsa Presidenti Amerikan Harry Truman, demonstroi epërsinë teknologjike dhe ushtarake të SHBA-ve duke lëshuar urdhrin nga Konferenca për hedhjen e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.

Ngecja e raporteve mes SHBA-së nën udhëheqjen e Donald Trump dhe Kinës të Xi Jinping, u krahasua nga ish Sekretari i Shtetit Henry Kissinger, si  “kodrinë” e një Luftë të re të Ftohtë, kurse burimet e konfliktit me Pekinin, janë të papritura dhe hutuese për çdo shtet. Edhe pse SHBA-të mbeten një superfuqi dhe pjesë e Rendit Botëror të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, në epokën e kësaj pandemie që jemi duke përjetuar, lindën e njëjta pyetje, si nga shkencëtarët, poashtu edhe nga konspiracionistët: A do të ketë një Rend të Ri Botëror dhe udhëheqës të ri në valën e ardhshme të globalizimit?

Shkrimi i publikuar në Foldrejt.com

 

Back

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode