Ballkani prej Krizës Lindore të vitit 1875 deri në Kongresin e Berlinit

Ballkani prej Krizës Lindore të vitit 1875 deri në Kongresin e Berlinit

Hyrje

 

Historia ka shënuar një numër të madh luftërash që kanë tronditur botën dhe popujt. Janë zhvilluar luftëra midis dy Fuqive, luftëra rajonale, si dhe luftëra në rrafsh botërror. Ajo çka është me rëndësi për ne është se pas përfundimit të çdo lufte të rëndësishme pason një konferencë apo kongres ku Fuqitë e Mëdha dhe vendet pjesëmarrëse të luftës parashtrojnë kërkesat e tyre për ndryshimin e kufijve territorial. Nga kjo konferencë do të rezultojë edhe marrëveshja e cila njihet me termin Traktat. Një luftë me rëndësi në historinë e ballkanit, por edhe atë evropiane shënohet edhe lufta midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Nxitëse të kësaj lufte ishin Krizat Lindore të vitit 1875. Kemi kryengritjet në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1875, të cilat pasohen nga Kryengritjet Bullgare dhe me shpalljen luftë të Sërbisë ndaj Perandorisë Osmane.Në vitin 1876 kemi Konferencën e Stambollit,marrëveshja e së cilës nuk do të realizohej nga se bisedimet ndëpriten nga ana e Perandorisë Osmane e cila nuk kishte qenë e ftuar në Konferencë. Rusia shfrytëzoi rastin e Krizës Lindore për të marrur drejtimin e Ballkanit dhe pas marrëveshjes së Rajshtagut me Austro-Hungarinë, i shpall luftë Perandorisë Osmane në vitin 1877. Lufta mbaron me shpartallimin e ushtrisë osmane dhe pas kësaj lufte pason një marrëveshje midis tyre për armëpushim për tu nënshkruajtur më pas Traktati i Shën Stefanit, midis palës fituese dhe asaj humbëse të luftës. Mirëpo ky Traktat ishte nënshkruar pa pjesëmarrjen e Fuqive të Mëdha andaj nuk do të llogaritet i vlefshëm, prandaj do të zhvillohet Kongresi i Berlinit i vitit 1878 për tu shqyrtuar Traktati paraprak. Në Kongres morrën pjesë Fuqitë e Mëdha, Monarkitë Ballkanike, Greqia dhe delegacioni i Lidhjes së Prizrenit i cili prezantonte kërkesat shqiptare. Pas që të gjithë parashtruan kërkesat e tyre dhe pas një atmosfere të nxehtë dhe të ashpër nënshkruhet Traktati i Berlinit i cili ishte shqyrtim i Traktatit të Shën Stefanit. Sipas kësaj Marrëveshje kemi ndryshimin e kufijve territorial, krijimin e shteteve të reja, dhe një rend të ri botërror. Fituan pavarësinë, Sërbia, Mali i Zi dhe Rumania, kurse Sërbia fitoi autonominë nën protektoratin e Perandorisë Osmane. Një pjesë e trojeve shqiptare u copëtuan dhe iu dhanë shteteve të reja të Ballkanit, kurse pjesa tjetër mbeti nën sundimin osman. Diplomacia shqiptare doli e pasuksesshme në këtë Konferecë mirëpo fitoi përvojën e nevojshme për Konferecën e ardhshme e cila do të mbahej në Londër.

Shkarko punimin ne PDF format:

Diplomacia e Ballkanit prej Krizes Lindore 1875 deri ne Kongresin e Berlinit 1878.pdf (992241)

 

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode