Diplomacia e Muhammedit a.s.

Diplomacia e Muhammedit a.s.

 
DIPLOMACIA E MUHAMMEDIT A.S. 
 
 
 
Hyrje
Ky punim është një përpilim i diplomacisë të njërit ndër personave më me ndikim në
historinë mbarë njerëzore, i cili i dhuroi njerëzimit dinjitet, vlera pozitive, barazi, dhe drejtësi.
Ai i tregoi botës rrugën e vertetë dhe të drejtë. Në rruzullin tokësor ka pasur qindra dhe mijëra
pejgamberë, heronj udhëheqës, pushtues, luftëtar dhe bamirës, por emrat e shumë prej tyre nuk
njihen sot sepse jetojnë vetëm se në faqet e historisë. Qindra libra janë shkruar për disa prej
tyre, për të tjerë janë thurrur këngë, janë ndërtuar përmendore, etj. Janë shkruar libra shkencor
mbi diplomacinë e Risheljesë, Bismarkut, si dhe libra dhe punime për liderë të tjerë të
suksseshëm në botë, por është i pakontestueshëm fakti se numri i librave të shkruara për jetën e
Pejgamberit,Muhammed a.s. e tejkalon numrin e librave të shkruara për jetën e çdonjërit, të
marra të gjitha së bashku. Për këtë personalitet në Librin e Shenjtë, Kuranin thuhet:”Ne e
lartësuam vlerën tënde”.  Një hulumtues jomusliman nga SHBA-ja, Ripley, në librin e tij të
famshëm “Ta besosh apo jo”, volumi i dytë, ka zbuluar se zëri që dëgjohet më së shumti në të
gjitha skajet e botës është Ezani(thirja për tu falur). Gjatë kësaj thirrjeje emri i Pejgamberit
Muhammed a.s. përmendet dy herë, pesë herë në ditë në mbarrë ruzullin tokësor. Në pllakën
përkujtimore të Muzeut të Linkolnit, emri Muhammed a.s. gjendet në krye. 
Muhammedi a.s. padyshim është njëri ndër ligjdhënësit më të shquar të botës pasi ai dha
Kushtetutën e parë të shkruar. Përpara kësaj, ligjet dhe rregullat e shkruara kishin vlerë, por
asnjëherë më parë nuk ishte shkruar kushtetuta me ligje të përgjithshme.Kushtetuta e parë e
shkruar u formësua me Traktatin e Medinës dhe përfshinte 51 nene. U themelua një sistem
parimesh dhe rregullash i mbështetur në drejtësi, barazi dhe humanizëm dhe jo në racizëm,
ndarje klasore, gjuhë dhe egoizëm. 
 
Shkarko punimin ne PDF: 

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode