Kontrata për lizing

Kontrata për lizing

Hyrje

 

            E drejta paraqet tërësinë e normave apo është një sistem I normave juridike që rregullon marrëdhëniet e ndryshme shoqërore. Marrëdhëniet shoqërore mund që të jenë midis subjekteve të ndryshme që realizojnë midis tyre, ndërsa nga ana tjetër kemi marrëdhëniet shoqërore midis subjekteve dhe shtetit. E drejta biznesore është një degë e gjërë dhe e vecantë e së drejtës në sistemin juridik dhe llogaritet si e drejtë qenësore e tregtarëve e cila I ka mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre. E drejta biznesore është një lëmi mjaft e gjërë. Ajo I rregullon të gjitha cështjet e lidhura me subjektet e kësaj të drejte, pastaj merret edhe me kontratat e ndryshme biznesore, pronësinë industriale, të drejtën e konkurencës, të drejtën e konsumatorëve, tregun e letrave me vlerë e kështu me radhë.

 

            Por cka në realitet paraqesin kontratat biznesore? Cili është kuptimi I kontratës dhë rëndësia.? Si mund që të lidhet një kontratë biznesore? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë pjesë përbërëse e këtij punimi seminarik. Fillimisht do të flitet për kontratat binesore në përgjithësi. Do të jepet kuptimi dhe rëndësia që kanë kontratat, më pas për të kaluar në lidhjen e kontratave dhe sigurimin. Ndarja e kontratave është e një rëndësie të madhe, andaj pak më gjërësisht do të filtet se si ndahen kontratat biznesore të cilat mund që të jenë të natyrave të ndryshme. Së fundmi do të elaborohet shkurtimisht edhe shuarja e kontratave pasi që është normale që kontratat pasi që të krijojnë efektet përkatëse juridike arrijnë edhe fazën e shuarjes.

 

            Kontrata për lizing paraqet një lloj kontrate ku  paraqiten dy palët kontraktuese dhe atë dhënësi I lizingut dhe pranuesi I lizingut . Në fillim kontrata për qeranë apo lizingun do të trajtohet për nga aspekti juridik. Do të trajtohen kushtet që nevojiten gjatë lidhjes së një kontrate lizingu apo qeraje. Cfarë do të ishte efekti I kësaj lloji kontrate do të shikohet në vazhdimësinë e punimit. Së fundmi do të flitet edhe për shuarjen e kësaj lloji kontrate si dhe mbiqeraja.

 

            Lizingu do të trajtohet edhe për nga aspekti I tij kontabël. Do të shohim se si Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit rregullojnë cështjen e lizingut. Do të japim kuptimin e lizingut përcaktuar nga SNK, ndarjen e lizingut në këtë sferë si dhe arsyet për zhvillimin e kësaj kontrate.

 

            Sistemi juridik dhe ekonomik I bazuar në parimet islame  ndalon kamatën apo interesin. Po cfarë do të ndodhë me lizingun? Vallë të ardhurat nga lizingu llogariten interes apo fitim? Kësaj pyetje do ti japim përgjigje kur do të analizojmë lizingun për nga aspekti islam.

Shkarko në PDF format: Kontrata e lizingut.pdf (253572)

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode