Organizata për Ushqim dhe Bujqësi

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi(Food and Agriculture Organization - FAO) është njëra ndër agjencitë e specializuara të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që është e angazhuar me aktivitete nga fusha e bujqësisë. Qëllimi kryesor i kësaj organizate është që të mposht urinë në nivel ndërkombëtar. Duke luajtur një rol të dyfisht, FAO është në shërbim të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Vendeve në zhvillim dhe vendeve që janë në fazën e tranzicionit FAO u ofron ndihmë  për të modernizuar dhe përmisuar aktivitetet të cilat ndërlidhen me bujqësinë, pylltarinë dhe praktikat e peshkimit, si dhe për të siguruar ushqim të mjaftueshëm dhe të mirë në gjithë botën. Oganizatën për Ushqim dhe Bujqësi shkurtimisht do ta kishim definuar si një forum ku të gjitha shtetet janë të barabarta dhe negociojnë për të arritur marrëveshje si dhe debatojnë rreth politikave të cilat duhet zbatuar në fushën e Bujqësisë dhe Ushqimit në nivel ndërkombëtar.

FAO është burim mjaft i rëndësishëm për marrjen e informatave dhe diturive për të gjithë studiuesit të marrëdhënieve ndërkombëtare.Qysh prej themelimit në vitin 1945 një vëmendje e veçantë i është kushtuar zhvillimit të zonave rurale duke përfshirë diku 70% të njerëzve të urritur dhe të varfër. 

 

Shkarko në PDF format: FAO.pdf (882112)

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode