Plan Biznesi

Plan Biznesi

I.Permbledhje e pergjithshme

 

Produktet e kompanise “Nikita” do te vecohen nga ato te  konkurenteve te tjere per nga kualiteti. Disa nga keto produkte do te prodhohen ne menyra te ndryshme si ajo tradicionale shqipetare dhe dicka nga stili turk. Pervec bukes, do te prodhohen edhe kifle te ndryshme te pregatitura me erera speciale qe do ti bejne keto produkte edhe me te shijshme. Duke perdorur keto metoda ne vecohemi nga konkurentet tane. Gjithashtu do te kete edhe produkte te vecanta per konsumatore te vecante si psh ata qe vuajne nga semundja e diabetit te cilet nuk mund te konsumojne produkte me sheqer, per kete arsye do te ofrohen produkte te pregatitura enkas per kete grup konsumatoresh.   

 

Furra e bukeve “Nikita” do te vendoset ne qender te qytetit.  Era  e kendshme e produkteve tona do te terheq konsumatoret dhe ne do te jemi cdo here te gatshem qe tju sherbejme gjithe klienteve tone. Produktet tona do te jene teresisht unike ne tregun ku ne do te veprojme. Pamja, dhe mbi te gjitha shija e produkteve tona do te na vecojne nga konkurentet tone, si per kualitetin ashtu edhe per vleren. Linja e produkteve tona do tu pergjigjet shijeve, nevojes dhe kerkeses se konsumatoreve.  Ne rajonin e Struges veprojne gjithsej 7 biznese te  veprimtarise se njejte. Nje nga konkurentet me te forte eshte Zhito Luks. Puna e tyre shumevjecare dhe sukesi qe ata kane arritur ne treg, do ta beje te veshtire per ti terhequr konsumatoret te cilet konsumojne rregullisht produktet e tyre, dhe qe te drejtohen drejt produkteve tona. Mirepo duke marre parasysh cmimin dhe amballazhimin e produkteve qe ne ofrojme dhe mbi te gjitha cilesise te mbrojtur nga standardet ISO do te na ndihmoje per te perballuar konkurentet tane.

 

Shpenzimet fillestare per nisjen e ketij biznesi jane te larta dhe kapin vleren diku 105.000 euro ne kundervleren ne denare. Por pritet qe kthimi qe do te rezultoje nga investimi te jete i larte. Kompania parashikon qe te financohet nga vete themeluesit e kompanise, nga nje borxh pa kamate si dhe do te marre nje kredi biznesi ne Procredit Bank. Kompania parashikon qe te ktheje investimin e saj ne periudhen 10 vjecare. Norma e kthimit ne vit do te sillet prej 10 deri ne 12 %. Kompania do te themelohet ne formen e bashkepronesise dhe do te nis me pune ne Janar te vitit 2009.

Shkarko Planin e Biznesit ne PDF format:

Bussiness Plan.pdf (798084)

 

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode