Plan Marketingu

Plan Marketingu

Hyrje – Roli dhe rëndësa e planit marketing në kompani dhe biznes


Cdo kompani ka fillimin, zhvillimin dhe fundin e saj. Por që kompania të ketë
një zhvillim stabil dhe afatgjatë duhet që të ndjekë një strategji afatgjate të cilën ajo e
përpilon  në  bazë  të  analizave  dhe  të  dhënave që  ajo  i  grumbullon.  Kompani  të
ndryshme  kanë strategji  të ndryshme  se  si  të mbijetojnë në një konkurrencë kaq  të
madhe. Gjithashtu edhe planet që ato ndërtojnë dallojnë midis veti për nga përmbajtja
e elementeve. Por mbi të gjithë për një planifikim strategjik efektiv kompania duhet
që  të  bëjë  me  saktësi  analizën  e  situatës  në  të  cilën  gjendet.  Mandej  kompania
shqyrton  misionin  dhe  objektivat  e  saj  si  dhe  srategjitë dhe  aktivitetet  në kuadër  të
asaj kompanie. Analiza e tregjeve dhe produkteve si dhe përpilimi i strategjive për to
është hapi i ardhshëm që ndërmerr kompania gjatë një planifikimi strategjik.Mandej
përpilon  programin  e  saj  marketing  duke  përfshirë  këtu  produktin,  cmimin,
shpërndarjen dhe promocionin duke vazhduar me planin marketing dhe vlerësimin e
këtij plani. Pra plani marketing i një kompanie është pjesë e planifikimit strategik të
kompanisë. Roli dhe rëndësia e këtij plani padyshim se është mjaft i madhe nga se
përmes  tij  kompania  arrin  që të realizojë një mori  objektivash  të planifikuara duke
përmbushur  kështu  edhe  misionin  e  vet.  Sot  kompanitë ndërtojnë plane  marketingu
duke  u  mbështetur  në përvojat  dhe  hulumtimet  që bëjnë në ambientin  në të cilin
veprojnë.  Kështu  kompanitë  përmes  planit  të  marketingut  japin  një  pasqyrë  për
produktet që prodhojnë, për cmimet që përmbajnë këto produkte, pastaj për mënyrat e
shpërndarjes si dhe politikat e promocionit që ndjekin për këto produkte. Por para se
të kalojë në programin e marketing miksit kompania merr disa hapa paraprake. Para
së gjithash kompania analizon dhe jep një diagnozë për mjedisin në të cilin ajo vepron
apo edhe dëshiron që të veprojë. Cdo kompani duhet që të posedojë potecialet e saja
financiare , teknike humane etj  të cilat i bashkon për të pasur një proces efektiv të
biznesit. Mandej analizon kërkesën dhe tregjet në të cilën ajo dëshiron që ta plasojë
produktin  e  saj në  këtë  mënyrë  duke  ndërtuar  politikën  e  saj  të  marketingut.  Gjatë
politikës  së  marketingut  kompania  zgjedh  tregun  dhe  produktet  që  do  të  prodhojë
duke  caktuar  objektivat përkatëse  të  shoqëruara  me  strategji  që  do  të  ndihmojnë
realizimin e këtyre objektivave. Së fundmi kalohet edhe në programin marketing duke
bërë  edhe  kontrollin  permanent  ndaj  kompanisë  me  qëllim  që  e  gjithë  ajo  që  është
planifikuar të realizohet në praktikë nga se nëse devijimi do të ishte i madh plani i
marketingut do të llogaritej i dështuar. Dallimi midis fazës së planifikuar dhe fazës së
realizimit nuk duhet që të jetë shumë i madh nga se në të kundërtën do të evitohej një
shmangje e madhe që do të ishte në dëmin e vetë kompanisë. Andaj kompania për të
shmangur të gjithë këtë vendos masat preventive ose realizon një kontroll permanent
ndaj procesit me qëllim që plani i marketingut të ketë efikasitetin e duhur dhe që të
ndihmojë kompaninë për të vazhduar aktivitetin e saj. Sa i takon rëndësisë së planit
marketing mund që të thuhet ajo se ky plan është njëri më me peshë në kuadër të një
kompanie.  Kompania  pasi  që  vlerëson  gjendjen  e  saj  financiare  nëpëmjet  planit
financiar formulon edhe planin e saj të marketingut që do ti ndihmojë për të arritur
misionin  e  saj.  Pra  plani  i  marketingut  ka  një  rëndësi  dhe  peshë  të  madhe  nga  se
nëpërmjet saj kompania arrin që të realizojë objektivat dhe misionin e saj.

Shkarko punimin ne PDF format:

Plani i marketingut.pdf (498,1 kB)

 

 

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode