Rekrutimi i personelit doganor në Shqipëri

Rekrutimi i personelit doganor në Shqipëri

Hyrje e përgjithshme

 

Rëndësia e menaxhimit të resurseve humane dhe rekrutimi

 

Që një institucion të realizojë qëllimet dhe objektivat fillimisht duhet që të sigruojë resurset e nevojshme që do të përbënin tërësinë e organizatës. Resurset që duhet ti disponojë organizata për të vazhduar veprimtarinë e saj janë:

  • Resurset fizike apo materiale;
  • Resurset humane apo personelin;
  • Resurset financiare si dhe
  • Informacionet që janë edhe resursi më i shtrenjtë.

Para se të nis veprimtarinë e saj organizata duhet që të disponojë me informacione të mjaftueshme që do të ndihmonin veprimtarinë e saj në të ardhmen. Por asgjë nuk mund që të niset pa para andaj mbi të gjitha sigurohen edhe mjetet financiare me të cilat organizata do të blejë materialet e nevojshme, do të paguajë punëtorët dhe personelin, do të shlyejë detyrimet e ndryshme ndaj qeverisë e kështu me rradhë. Por ajo çka zën peshën më të madhe në organizatë janë burimet njërëzore apo personeli. Sot nevoja për menaxhimin e resurseve humane ka çuar në formimin e Departamenteve të Burimeve Njerëzore në kuadër të kompanive dhe institucinoneve të ndryshme. Persona specialistë punësohen nëpër kompani dhe institucionë për të menaxhuar me punonjësit dhe personelin më të vetmin qëllim që të rrisin produktivitetin apo eficencën. ‘Personeli i organizatës ose burimet njerëzore kanë rëndësi jetësore për suksesin e veprimtarisë së saj. Pa punonjës të  efektshëm organizata do të punonte në mënyrë jo efektive dhe do të rrezikontë objektivat dhe misionin e saj “ [1]           

 

Arsye tjetër nga ku shihet rëndësia e burimeve njërëzore është vetë fakti se ato përbëjnë koston kryesore për organizatën. Andaj duke iu referuar këtij fakti kostoja e një organizate do të jetë më e ulët nëse kemi një menaxhim efektiv të reusrseve humane. Një arsye tjetër që sinjalizon për rëndësinë e burimeve njerëzore është fakti që mbi të gjitha janë qenie njerëzore dhe ndryshojnë për nga karakteri, aftësitë, ana emotive e kështu me radhë. Menaxhimi me rusurse humane nuk është i njëjtë me menaxhimin e materialeve apo parave nga se këta të fundit nuk kanë emocione dhe nuk reagojnë nëpër situata të ndryshme. Andaj “Menaxhimi i Resursve Humane (MRH) paraqet një drejtim strategjik dhe koherent të menaxhmentit që për bazë ka organizimin e aktiveve më të çmueshme– njerëzve, të cilët punojnë individualisht dhe në grupe për ti realizuar objektivat kryesore të biznesit” [2]

 

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore ka kaluar në një proces të gjatë zhvillimi derisa ka arritur sot. Përderisa më parë menaxherët nuk interesoheshin aspak për pesonelin dhe punëtorët sot nëpër kompani dhe institucione janë formuar Departamente përkatëse që merren me menaxhimin e këtij lloji të resurseve duke kontribuar në organizatë nëprmjet zgjdhjes dhe marrjes së njerëzve në punë, vlerësimin dhe shpërblimin e tyre, krijimin e kushteve të punës për ti motivuar, e kështu me rradhë.

 

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore paraqet një proces të gjatë. Ky process nuk mbaron vetëm me pranimin e njerëzve në punë por vazhdon edhe me procedura të tjera pas pranimit. Ky proces përfshin një seri të aktiviteteve duke filluar nga planifikimi për personel, rekrutimin, seleksionimin, oientimin në punë, trajnimin dhe zhvillimin e të punësuarve, kompenzimet për personelin, planifikimin e kostove për personel, administrimin permanent të personelit, menaxhimin e aftësive, performancën, promovimin si dhe se fundmi edhe ndëshkimet ndaj personelit.

 

Në këtë punim seminarik do të trajtohet vetëm se rekrutimi si për nga aspekti teorik ashtu edhe për nga ai praktik. Do të shohim se si bëhet rekrutimi i personelit në Sektorin e Shërbimeve Doganore në Shqipëri duke shfytëzuar të dhënat nga web faqja e Doganave të Shqipërisë.

 

“Rekrutimi i RH është proces në gjetjen e njerëzve të nevojshëm për organizatën, me të cilën ajo do të mund të plotësojë vdendet e saj të punës. Faza e rekrutimit ka për qëllim të sigurojë numër të mjaftueshëm, i cili mundëson në masë të duhur zgjedhjen  kandidatëve më të mirë” [3] Pra njëri ndër rolet të Departamentit të Resurseve Humane është gjetja e personleit të përshtatshëm i cili do të kontribojë në veprimtarinë e organizatës. Kombinimi i aftësive të njerëzve con në krijimin e një Aftësie të Përbashkët që  korespondon me objektivat e oirganizatës. Zgjidhja e problemeve të rekrutimit qëndron në dhënien përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

*      Si i siguron organizata burimet njerëzore?

*      Këtë e realizon duke aplikuar trajnime për punonjësit aktual apo duke kërkuar punonjës të arsimuar në tregun e punës?

*      Cilat janë hapat që duhen të ndërmirren nga organizata për të promovuar veten nepër universitete dhe shkolla të arsimimit të lartë?

*      A duhet që organizata të përmisojë metodat e saja apo të bëjë rekrutimin nëpërmjet agjensioneve të rekrutimit jashtë organizatës?[4]

Burimet e rekrutimit të cilat shfrytëzon organizata janë:

*      Burimet e brendshme – punonjësit aktual të cilët bëhen kandidatë potencial për promocione dhe transfere dhe kjo realizohet nëpërmjet

§  shpalljeve të brendshme;

§  rekomandimet e menaxherëve;

§  rekomandimet e Departamentit kompetent për këtë punë;

§  vlerësimit të inventarit të aftësive dhe zotësive.

 

*      Burimet e jashtme – kërkesa për cilësi më të lartë, aplikimin e ideve ttë reja, kualifikime të reja. Kjo realizohet nëpërmjet

§  shpalljeve të konkurseve nëpër gazeta;

§  shpallje nëpër media dhe web faqe;

§  agjencioneve të punësimit;

§  shkollave, institucinoneve, univeristeteve etj.  [5]

 


[1] Instituti i trajnimit të Administratës Publike; “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”

Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore; Përgaditur nga Mirela Muça; fq 9

[3] Dr. Sc. Enver A. Kutllovci; “ Menaxhimi I Resurseve Humane” ; Prishtinë 2004; fq 45

[4] Instituti i trajnimit të Administratës Publike; “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”

Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore; Përgaditur nga Mirela Muça; fq 21

[5] Dr. Sc. Enver A. Kutllovci; “ Menaxhimi I Resurseve Humane” ; Prishtinë 2004; fq 45,46,47

 

Shkarko punimin në PDF format: Personeli doganor.pdf (261876)

 

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode