Roli i Organizatës Botërore të Tregtisë në liberalizimin e tregtisë ndërkombëtare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Roli i Organizatës Botërore të Tregtisë në liberalizimin e tregtisë ndërkombëtare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Mr. Fisnik Muça

Roli i Organizatës Botërore të Tregtisë në liberalizimin e tregtisë ndërkombëtare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Abstrakt

            Ky punim hulumtues trajton rolin e Organizatës Botërore të Tregtisë(OBT-së) në liberalizimin e tregtisë ndërkombëtare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare. Duke rishikuar pikëpamjet botërore të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe duke trajtuar teoritë merkantiliste dhe liberale të tregtisë, përshkruhet themelimi i Marrëveshjes së Përgjithshme për Dogana dhe Tregti(GAAT) si paraprirëse e parimeve dhe rregullave të OBT-së. Për tu analizuar roli i kësaj organizate sa u takon këtyre çështjeve janë përdorur libra të autorëve të ndryshëm, si dhe raportet zyrtare të OBT-së, nga ku analizohen figurat dhe tabelat të cilat kanë të bëjnë me çështjen në fjalë. Qasja ontologjike që kam përdorur është objektivizmi, kurse qëndrimi epistemologjik është pozitivizmi. Metoda që kam përdorur për realizimin e këtij punimi është sasiore. Nëpërmjet analizës statistikore dhe numerike, janë nxjerrur përfundimet përktatëse rreth temës në fjalë. Statistikat të cilat komentohen janë zyrtar, me çrast bëhet analiza e të dhënave sasiore. Roli i OBT-së në liberalizimin e tregtisë ndërkombëtare manifestohet me uljen e tarifave doganore dhe eliminimin e tarifave jodoganore. Sa u takon mosmarrëveshjeve të cilat mund të paraqiten mes shteteve, ato zgjidhen në mënyrë institucionale nga organet kompetente të OBT-së, duke ruajtur kështu paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar sa u takon çështjeve të tregtisë. 

 

Fjalët kyçe: Tregi ndërkombëtare, eksport, organizatë, liberalizim, mosmarrëveshje

 

Shkarko punimin:

Punimi final 2.doc (183808)
Roli i Organizatës Botërore të Tregtisë në liberalizimin.pptx (783886)
 

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode