Sjellja Konsumatore: Konsumatoret dhe Religjoni

Sjellja Konsumatore: Konsumatoret dhe Religjoni

 

Konsumatoret dhe Religjioni

Hyrje

 

 


Cka është sjellja konsumatore ? Cilët janë ato faktorë të cilët ndikojnë në sjelljen
konsumatore?  Cili  do  të  ishte  ndikimi  i  kulturës  dhe  subkulturës  në  sjelljen
konsumatore?  Po  ndikimi  i  religjionit? Përgjigjet e këtyre  pyetjeve  do  të jenë pjesë
përbërëse  e  këtij  punimi  seminarik.Fillimisht  do  të jepet  një defincion  mbi  sjelljen
konsumatore si një shkencë e re. Pra para se të flitet për pjesën kyce të këtij punimi
seminarik është më se e nevojshme të jepet një defincicion mbi sjelljen konsumatore
duke u bazuar në teoritë e aturorëve të ndryshëm.
Por  pse  vallë  konsumatori  sillet  në  këtë apo  në atë  mënyrë?  Janë  faktorët  e
brendshëm dhe ato të jashtëm ato që ndikojnë në sjelljen konsumatore. Lidhshmëria
midis faktorëve është e atillë që kanë një ndikim mjaft të ndjeshëm mbi konsumatorin.
Si faktor i jashtëm është edhe kultura e cila ka një ndkim mjaft të madh sa i takon
sjelljes konsumatore.  Vlerat  dhe  normat  morale  normal  që do  të ndikonin  që një
konsumator  të sillet  në një mënyrë të vecantë sa  i  takon  blerjes  së produktave  apo
shfrytëzimit  të  shërbimeve.  Por  një  kulturë  nuk  përfaqëson  një  popull.  Brenda
kulturës paraqiten të ashtuquajtuart nënkultura apo subkultura që kanë gjithashtu një
ndikim të madh në sjelljen konsumatore.
Religjioni paraqet një subkulturë. Përvec vlerave kulturore konsumatorët midis të
tjerash  posedojnë edhe  normat  dhe  vlerat  religjioze. Sot  në botë nuk  egziston  një
religjion i vetëm që do të conte në sjellje të njëjtë konsumatore sa i takon religjionit.
Tre religjionet më të mëdha në botë : islami, krishterizmi dhe hebrazimi padyshim se
posedojnë  norma  të  ndryshme  religjioze  edhe  pse  posedojnë  po  të  njëjtin  burim
hyjnor.  Cdonjëri  religjion  ka  kushtetutën   e  vet  të  normave  dhe  vlerave;  islami
bazohet në Kur’an , krishterzmi në Bibël dhe hebraizmi në Torën. Mirëpo kjo ndarje e
religjioneve nuk përfundon me kaq. Cdonjëri prej tyre përmban sektet dhe franskionet
me  norma  dhe  vlera  që  dallojnë  midis  veti.  Vec  tre  religjioneve  të  përmendura
gjithashtu  egzistojnë  edhe  besime  te  tjera  të  etiketuara  si  religjone  si  Budizmi,
Konfucizmi etj. Si do të ishte sjellja religjoze e konsumatorit në një shtet të madh si
SHBA-ja?  Në  këtë  shtet  të  madh  jetojnë  edhe  muslimanë,edhe  katolikë,  hebrej,
budistë. Andaj edhe unë kam zgjedhur SHBA-në që të analizoj subkulturën religjioze
duke  i  identikuar  karakteristikat  kryesore  të tyre. Së fundmi  do  të japim  edhe  një
konkluzion sa i takon ndikimit të religjionit në sjelljen konsumatore duke e vlerësuar
si njërin ndër faktorët më me influencë tek individi dhe shoqëria.

 

Shkarko punimin e plote ne PDF:

Konsumatoret dhe religjioni.pdf (631,7 kB)

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode