Stagnimi i emigracionit në Dibër nëpërmjet politikave publike

Stagnimi i emigracionit në Dibër nëpërmjet politikave publike

1. Mbi emigracionin dhe politikat publike
A. Kuptimi i emigracionit
Fjala emigracion rrjedh nga fjala latine emigratus , emigrare,që don të thotë largim prej
një vendi në një vend tjetër. Për nga kuptimi, emigracioni nënkupton largimin nga atdheu për
shkaqe politike, ekonomike, etj dhe vendosje të përkohshme apo të përhershme në një vend të
huaj. Emigrant është individi i cili është larguar nga atdheu për të punuar apo jetuar përkohësisht
apo përgjithmonë në një vend të huajSipas kësaj kemi dy lloje të emigracionit:

Emigracioni  i  përkohshëm, kur  individi  apo  familjet  vendosen  përkohësisht  në  një
vend të huaj por me qëllim që një ditë të kthehen në vendlindje;

Emigracioni i përhershëm, kur individi apo familjet shpërngulen përgjithmonë nga
vendlindja e tyre, për të punuar dhe jetuar në një vend të huaj.
Individët dhe familjet emigrojnë për shkaqe të ndryshme. Duke u nisur nga emigrimet më
të  hershme  e  deri  tek  ato  bashkëkohore, fakorët  të  cilat  ndikojnë  në  emigracion  mund  që  ti
ndajmë në dy grupe të mëdha, ku secili grup ngërthen në veti një numër të madh faktorësh.Pra,
kemi faktorët shtytës (push factors) dhe faktorët tërheqës(pull factors).
Në  faktorët  shtytës  bëjnë  pjesë: luftërat  apo  konfliktet  e  tjera  të  armatosura.,uria apo
thatësia,  përhapja  e  sëmundjeve, varfëria,  korurpsioni  politik,  konfrontimet  me  politikat  e  atij
vendi,  fundamentalizmi  fetar  apo  jotoleranca  fetare,  katastrofat  natyrore(tërmetet,  vërshimet,
rasti i Shkodres, etj), pakënaqësia me vendasit(ngacmimet, abuzimet, kërcënimet), pakënaqësia
me normën e imigracionit ,pamundësia e punësimit, mungesa e të drejtave të njeriut, qëllimi për
të përhapur kulturën apo fenë e tij, etj.
Në  faktorët  tërheqës  bëjnë  pjesë:  të  ardhurat  e  larta  në  vendin  e  huaj, taksat  më  të
ulëta,klima më e mire, mundësia më e mirë e punësimit, lehtësimret medicinale, mundësitë më të
mira të edukimit dhe shkollimit, sjellja më e mirë e njerëzve, shkaqet familjare, stabiliteti politik
i vendit të huaj, toleranca fetare, të drejtat dhe liritë e njeriut, prestigji kombëtar, etj.

Shkarko punimi ne PDF:

Emigracioni ne Diber.pdf (3034305)

Contact

Fisnik Mucha

© 2020 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode